Ballina Ekonomi

Kursi i këmbimit, euroja humbet terren

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi lehtë terren.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.61 lekë dhe këmbehet me 104.79 lekë, ndërsa euroja u zhvlerësua me 0.02 lekë dhe këmbehet me 121.54 lekë.

Paundi britanik krahasuar me ditën e mërkurë, u ngjit në kuotën 141.08 lekë, duke shënuar një rritje me 0.28 lekë.

Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 112.13 lekë, ose 0.05 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.79 +0.61
Euro EUR 121.54 -0.02
Paundi britanik GBP 141.08 +0.28
Franga Zvicerane CHF 112.13 -0.01
Jeni japonez (100) JPY 93.67 +0.05
Dollari australian AUD 75.47 +0.04
Dollari kanadez CAD 82.37 +0.30
Korona suedeze SEK 11.93 +0.02
Korona norvegjeze NOK 11.89 -0.09
Korona daneze DKK 16.35 +0.01
SDR SDR 148.12 +0.67
Ari (OZ 1) XAU 181335.49 -10.64
Argjend (OZ 1) XAG 2265.87 -55.26
Juani kinez (onshore) CNY 16.22 +0.10
Juani kinez (offshore) CNH 16.20 +0.10
Lira Turke TRY 11.78 +0.01

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon shpërndarja e 12 mijë teksteve për shkollat në Diasporë
Artikulli tjetërXhaçka: Shqipëria mirëpret marrëveshjen për targat Kosovë-Serbi