Ballina Flash

FORMULA 1 – Për herë të parë Çmimi i Madh i Katarit

DOHA, 30 shtator /ATSH-AA/ – Katari do të organizojë Çmimin e Madh të Formula 1 për herë të parë në muajin nëntor 2021.

Në faqen zyrtare të Formula 1 thuhet se gara e Çmimit të parë të Madh, ngjarjes së 20-të të sezonit 2021, do të mbahet në Pistën Ndërkombëtare Losail më 19-21 nëntor.

Formula 1 njoftoi se Katari nënshkroi për 10 vjet shtesë për të organizuar ngjarjen.

“Kishte një vullnet të fortë nga Katari për të qenë e dobishme për F1, kurse gjatë këtij procesi vizioni për një partneritet më të gjatë u diskutua dhe u dakordua për 10 vjet”, thuhet më tej në njoftim.

Presidenti shefi ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali, vlerësoi përpjekjet e Federatës së Katarit dhe Motoçikletave (QMMF), duke theksuar se “ne jemi shumë të kënaqur që mirëpresim Katarin në kalendarin e Formula 1 këtë sezon dhe për një periudhë më të gjatë deri në vitin 2023”.

Do të ketë një përfundim tre-pjesësh të Lindjes së Mesme të sezonit 2021 me përfshirjen e Çmimit të Madh të Katarit pasi Çmimi i Madh i Arabisë Saudite do të mbahet më 3 deri 5 dhjetor, ndërsa Çmimi i Madh i Abu Dabit do të mbahet më 10 deri 12 dhjetor.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Kreu i të gjelbërve: CDU-CSU të papërshtatshme për bisedime apo qeveri
Artikulli tjetërÇuçi: Saimir Hoxha, simbol i sakrificës