LONDËR, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Negociatori i BE me BM, Michel Barnier deklaroi se “nuk ka asnjë mënyrë” që Bashkimi Evropian të marrë në konsideratë rinegocimin e Protokollit për Irlandën e Veriut.
Barnier theksoi se ”ka vend për të punuar në zgjidhjet operacionale që lidhen me shqetësimet mbi zbatimin e protokollit, por blloku nuk duhet të pranojë një rinegocim”.
Barnier theksoi gjithashtu se ”qeveria britanike bëri një gabim në strategjinë e saj negociuese me BE -në duke u përpjekur të ndajë shtetet anëtare”.
“Protokolli nuk është problemi, është zgjidhja e problemeve të krijuara nga Brexit”, tha Barnier për RTE.
“Ka vend për të punuar në zgjidhje pragmatike dhe operacionale për të adresuar disa shqetësime të britanikëve. Por nuk ka asnjë mënyrë, sipas mendimit tim, për të pranuar një rinegocim të këtij protokolli”, shtoi ai.
Protokolli u pajtua nga Britania e Madhe dhe BE si një mënyrë për të mbajtur një kufi tokësor të lirë në ishullin e Irlandës pas Brexit./ /os/













