Ballina Flash

Axhenda e vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë

PRISHTINË, 28 shtator /ATSH/ Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë nesër Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Axhenda e takimeve të Ursula von der Leyen:

09.00 Takimi me presidenten Vjosa Osmani

10.00 Takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

11.00 Vizita në kopshtin ‘Cicërimat’ lagjja Kalabria, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në veri
Artikulli tjetërTikTok arrin 1 miliard përdorues aktivë mujorë