Ballina Flash

Tabaku: Shqiptarët shpenzuan 30 milionë euro ilaçe e mjekime, u rimbursua vetëm 1 %

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se, “shqiptarët kanë shpenzuar 30 milionë euro për ilaçe dhe mjekime gjatë pandemisë, ndërsa qeveria i ka rimbursuar qytetarëve veç 231 mijë euro”.

Tabaku nënvizoi se, “as 1 % e vlerës së harxhuar nuk ka shkuar për të ndihmuar qytetarët”.

“Fytyra e vërtetë e një qeveria që politikën nuk e përdor për ti shërbyer qytetarëve por për t’u pasuruar vetë, të braktisur dhe në fatkeqësi!”, u shpreh Tabaku.

“Jemi vendi me varfërinë më të lartë në rajon dhe me pagat më të ulëta. Kjo nuk mund të jetë mënyra se si qeveriset vendi ynë”, tha më tej Tabaku.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Falë vaksinimit Norvegjia i rikthehet jetës normale
Artikulli tjetërBalluku takon ministrin grek Skrekas: Bashkëpunimi i mëtejshëm në fushën energjetike