Ballina Bota

BRUKSEL – Borrell: Sa më e fortë Evropa, aq më e fortë edhe NATO-ja

SPANJË, 23 shtator /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa nuk mund të ndahen dhe për mbrojtjen e Perëndimit ne evropianët duhet të ndajmë pjesën tonë të përgjegjësisë dhe jemi në gjendje të veprojmë edhe të vetëm nëse është e nevojshme, shkroi në Twitter përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

“Sa më e fortë të jetë Evropa, aq më e fortë do të jetë NATO”, theksoi  Borrell duke postuar intervistën e tij edhe në ”Pbs NewsHour”.

“Nuk e kuptoj pse një Evropë më e fortë duhet të jetë një shqetësim për NATO-n”,  specifikon përfaqësuesi i BE-së.

”Ne duhet të jemi në gjendje të veprojmë edhe të vetëm në situata, raste dhe në vende ku nuk mund të presim ndërhyrjen e SHBA-së ose NATO-s”, theksoi Borell./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi miraton përbërjen e komisioneve të përhershme
Artikulli tjetërNdryshime në rregulloren e Kuvendit, Balla: Kemi propozuar 12 komisione të përhershme parlamentare