Ballina Flash

Mbërrijnë në Rinas edhe 31,590 doza Pfizer

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu bëri të ditur pak ditë më parë se fokus është te rritja e mbulesës vaksinale.

“Jemi duke punuar për të siguruar akoma më shumë vaksina. Me kontratat e lidhura dhe me donacionet e vendeve të partnerëve ndërkombëtarë, presim edhe 1.3 milionë doza vaksine”, tha ajo pak ditë më parë gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer mbi 1,6 milionë vaksinime në gjithë vendin.

Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit. 731,577 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antikovid. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Askush s’mund ta cenojë aleancën dhe partneritetin mes PD-së e SHBA-ve
Artikulli tjetërRama në Akademinë Ushtarake “West Point” në Nju-Jork: Njehsim i programeve me Akademinë e FA-së