Ballina Bota

COVID-19 – Japonia vendos marrjen e dozës përforcuese

TOKIO, 20 shtator /ATSH-AA/ – Japonia ka vendosur të aplikojë dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, që bazohet në burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Bordi Këshillimor i COVID-19 ka diskutuar planin për të aplikuar dozën e tretë të vaksinës në luftën kundër varianteve të pandemisë”, raportoi agjencia e lajmeve.

Bordi diskutoi pretendimet se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupat e prodhuar kundër COVID-19 humbasin dhe se vaksina humb efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta-n.

Duke marrë parasysh thirrjet e prodhuesve të vaksinave për domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi në fjalë vendosi të vërë në praktikë planifikimin për marrjen e dozës së tretë përforcuese./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama për “Liberation”: Nëse do të na shihnin etërit themelues të Evropës, do të turpëroheshin me ne
Artikulli tjetërFotogaleri- Rama në Akademinë Ushtarake “West Point”: Mikpritje speciale