Ballina Bota

COVID-19 – Zbulohen rastet e para të variantit të ri Eta

TOKIO, 10 shtator /ATSH-AA/ – Në Japoni janë zbuluar rastet e para me variantin Eta të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë njofton se varianti Eta i COVID-19 është përhapur në Japoni.

Në mbarë vendin janë zbuluar 18 raste me variantin Eta.

Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive (NIID) njoftoi se janë marrë mostra nga pacientët dhe se do të bëhet analiza gjenetike e variantit në fjalë.

Për herë të parë Eta u zbulua në dhjetor të vitit 2020 në Britani ndërsa hyri në listën e varianteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mars 2021.

Varianti Eta në shumicën e rasteve është për hapur në kontinentet e Amerikës dhe Evropës./   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 30 humbje jete dhe 685 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërNisin punën 2 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sadushi: Ndihmon në krijimin e kuorumit për zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses