Ballina Bota

SEUL – IAEA: Koreja e Veriut po operon një reaktor të diskutueshëm bërthamor

SEUL, 30 gusht /ATSH-DPA/ – Koreja e Veriut duket se ka rifilluar operimn e një reaktori në vendin e diskutueshëm bërthamor Yongbyon, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).

Reaktori i vogël ka një kapacitet prej vetëm 5 megavat, por është në gjendje të furnizojë plutonium për të prodhuar bomba bërthamore.

“Nuk kishte indikacione për funksionimin e reaktorit nga fillimi i dhjetorit 2018 deri në fillim të korrikut 2021”, sipas një raporti të IAEA-s mbi zhvillimet në Korenë e Veriut që nga shtatori 2020.

“Sidoqoftë, që nga fillimi i korrikut 2021, ka pasur të dhëna në përputhje me funksionimin e reaktorit”, thuhet në raport.

Koreja e Jugut nuk i konfirmoi fillimisht komentet e IAEA -s mbi reaktorin.

Seuli po monitoron aktivitetet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-së, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Unifikimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAFGANISTAN – Sërish sulm me raketa drejt aeroportit të Kabulit
Artikulli tjetërSot në Kosovë arrijnë mbi 53 mijë vaksina antikovid