Ballina Ekonomi

Fluksi i lartë i pasagjerëve, AAC inspekton procedurat e operimit në Rinas

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Inspektorët e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) kryen inspektimin e radhës lidhur me zbatueshmërinë e Manualit të Operimit në TIA airport, me fokus të veçantë në procedurat e operimit në zonën ajrore, si procedurat e parkimit të avionëve, lëvizjen e mjeteve në zonën ajrore, respektimi i veshjeve mbrojtëse nga personeli, etj.

Gjithashtu është monitoruar përmbushja e kritereve të performancës sipas zonave, duke kryer matjet përkatëse, lidhur me kohën e përpunimit dhe hapësirën në dispozicion të pasagjerëve në radhë.

Gjatë kësaj periudhe, TIA ka patur një fluks relativisht të lartë të pasagjerëve dhe po ndërmerr një sërë masash të nevojshme për përpunimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë dhe garantimin e cilësisë të mirë të shërbimit për pasagjerët.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundon trajtimi i 6-të i dezinsektimit në zonat e nxehta bregdetare dhe urbane
Artikulli tjetërNATO: Jemi në konsultime të vazhdueshme për situatën në Afganistan