Ballina Flash

Kosovë, 1.006 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 12 gusht/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës.

Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 6.784 testime, 1.006 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963.

Në total numri i rasteve aktive është 4.414.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoçi: Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë
Artikulli tjetërIntegrimi europian, MD raund të dytë diskutimesh për Kapitullin 23