Ballina Aktualitet

Shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë i nënshtrohen testimit me metodën PCR

TIRANË 9 gusht /ATSH-I.Vata/ Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë njofton se të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid).

MEPJ njofton se “në bazë të VKM-së së fundit miratuar nga qeveria greke, nr. 49351, datë 04.08.2021, publikuar më 05.08.2021, të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë (rapid)”.

Në njoftim thuhet se “Formulari PLF përmban; Certifikatë vaksinimi, test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose rapid (të bërë brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose Certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj”.

Po ashtu, thuhet se “për fëmijët 12 vjeç do të ketë të njëjta kritere si për të rriturit. Formulari i domosdoshëm, duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore”.

“Në Pikat Kufitare Doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë-Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin. Këto pika funksionojnë 24 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni me helikopterët Chinook për neutralizimin e vatrës së zjarrit në Dukat dhe Karaburun
Artikulli tjetërMinistria e Brendshme: 13 persona të proceduar për zjarrvënie