UASHINGTON, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar në Afganistan disa avionë bombardues, tip ”B-52” dhe ”AC-130H Spectre” për të ndaluar përparimin e talebanëve.
Lajmi u njoftua nga disa media amerikane, që citojnë burime nga Pentagoni nga gazeta britanike ”The Times”.
”Bombarduesit, të cilët po shkojnë së bashku me dronët tip ‘Reaper’ janë nisur nga një bazë ajrore në Katar dhe do të përdoren për të goditur objektivat në zonat e Kandaharit, Heratit dhe Lashkar Gahit”, sipas gazetës.
Sidoqoftë, edhe pse ka tre qytetet afgane kanë rënë në duart e talebanëve në një ditë të vetme, presidenti amerikan, Joe Biden tani për tani nuk i ka ndryshuar planet për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi deri në fund të muajit, sipas ”New York Times”, që citon burime të administratës duke shpjeguar se si Biden është përditësuar për zhvillimet e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta.
Shtëpia e Bardhë mbetet vazhdimisht kontakt me ambasadën amerikane në Kabul. / a.jor.






















