TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Ministria e Drejtësisë vijon ngritjen e kapaciteteve të stafit të shërbimit të provës për dënimet alternative.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri të ditur sot se në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit të Provës dhe Institutit për Kontratën Shoqërore mbështetur nga Ambasada holandeze u zhvillua trajnimin për zbatimin e dënimeve alternative dhe praktikat më të mira në vendet e tjera.
Gjonaj thekson se në këtë trajnim morën pjesë të gjithë specialistët e Degëve Territoriale të Shërbimit të Provës.
“Vijon ngritja e kapaciteteve të stafit të shërbimit të provës për dënimet alternative. Në bashkëpunim me drejtorinë e shërbimit të provës dhe Institutit për Kontratën Shoqërore mbështetur nga ambasada holandeze zhvilluam trajnimin për zbatimin e dënimeve alternative dhe praktikat më të mira në vendet e tjera. Në këtë trajnim morën pjesë të gjithë specialistët e Degëve Territoriale të Shërbimit të Provës”, shprehet Gjonaj.
/r.e/






















