Ballina Flash

Debutimi në Bundesligën austriake, Vrioni e nis me gol

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Një lajm i mirë vjen nga Bundesliga austriake, aty ku sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni ka qenë protagonist dhe ka shënuar gol me ekipin e Tirolit në kampionat.

Vrioni gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë të pjesës së parë të takimit, ku ekzekutoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi, në sfidën kundër Austria Vien, që u mbyll në barazimin 1-1.

Ky është goli i parë me Tirolin në kampionatin austriak, pasi në ndeshjen e parë, sulmuesi kuqezi nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi, ndërsa duhet theksuar se Vrioni ka lënë gjurmë me austriakët që në ndeshjen e parë testuese, duke shënuar një dopietë.

22-vjeçari, që është në pronësi të Juventusit, është huazuar për një vit te skuadra e Zvarovski Tirol duke kërkuar më shumë mundësi dhe hapësira për të luajtur.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSokol Cikalleshi e nis mbarë sezonin, i jep fitoren Koniasporit në Turqi
Artikulli tjetërMuzikë pas orarit të përcaktuar, procedim penal për 2 shtetas në Velipojë