COVID-19 – 4 miliardë doza vaksinash të injektuara në botë

PARIS, 30 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 4 014 302 550 doza vaksinash antiCOVID-19 janë injektuar në të gjithë botën, sipas burimeve zyrtare.

Në raport me popullsinë botërore: 52 doza (e para ose e dyta) janë injektuar për 100 banorë.

Miliardi i katërt u arrit në 30 ditë, ndërsa u deshën vetëm 26 për të arritur atë të mëparshmin.

Miliardi i parë dhe i dytë u arritën përkatësisht në rreth 140 dhe 40 ditë.

Vendet e varfra ende po luftojnë për të marrë doza të mjaftueshme të vaksinave kundër COVID-19, pavarësisht donacioneve të fundit nga vendet e pasura./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.