SHBA – Rritja ekonomike e T2 në nivelet para pandemisë

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-DPA/ – Edhe me shqetësimet e reja pandemike dhe mungesat e përhapura të produktit dhe fuqisë punëtore, ekonomia e SHBA-së shënoi rritje në tremujorin e dytë (T2), me prodhimin total të vendit në nivelin e para pandemisë së COVID-19, sipas të dhënave të qeverisë të publikuara sot.

“Ekonomia u zgjerua me një normë vjetore prej 6,5 për qind në tre muajt e fundit, një përshpejtim nga ritmi prej 6,3 për qind në tremujorin e parë”, tha Departamenti i Tregtisë.

Edhe pse shumë analistë e kishin pritur një rritje dyshifrore, performanca e fundit tremujore ka qenë ndër më të fortat në vite dhe e ka mbajtur ekonominë në rrugën e duhur për të regjistruar rritjen më të shpejtë këtë vit, që nga viti 1984.

Pavarësisht paralajmërimeve dhe pasigurive, shumica e ekonomistëve presin që ekonomia të vazhdojë të zgjerohet me një ritëm të shpejtë në një periudhë të afërt./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.