Conference League/ Laçi kualifikohet në turin e tretë, barazon 0-0 ndaj U. Craiova

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Laçi është kualifikuar mbrëmjen e sotme në turin e tretë të Conference League.

Skuadra kurbinase ka arritur në ndeshjen e sotme në transfertë të barazojë 0-0 me skuadrën rumune të Universitatea Craiova.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, arriti të kualifikohej pas barazimit të sotëm pa gola, pasi kishte arritur të fitojë 1-0 në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Kjo është një arritje historike për Laçin, që kalon për herë të parë në turin e tretë, pasi eliminoi fillimisht malazezët e Podgoricës dhe tashmë rumunët e Universitateas,

Në turin e tretë shorti i ka caktuar Laçit, një përballje të vështirë me belgët e Anderlechtit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.