Ballina Flash

FUTBOLL – Inter refuzon Chelsea për shitjen e Lukakut për 130 milionë euro

MILANO, 29 korrik /ATSH-MIA/ – Klubi i Chelsea është i gatshëm të paguajë 130 milionë euro për kthimin e sulmuesit në Interit, Romelu Lukaku.

Sipas faqes Football Italy, Interi i ka refuzuar londinezët, pasi nuk janë të gatshëm të ndahen nga lojtari këtë sezon.

Interin për sulmuesin Lukaku e ka kontaktuar edhe klubi i Manchester City.

Sezonin e kaluar, Lukaku ka luajtur 44 ndeshje për Interin dhe ka shënuar 30 gola./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSheshi “Skënderbej” kthehet në arenën e muzikës shqiptare
Artikulli tjetërProgrami i Reformës së Mbrojtjes Globale, përmirëson sigurinë bazuar në nevojat dhe sfidat në Ballkan