Programi i Reformës së Mbrojtjes Globale, përmirëson sigurinë bazuar në nevojat dhe sfidat në Ballkan 

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Programi i Reformës së Mbrojtjes Globale i Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit synon të forcojë qëndrueshmërinë e partnerëve të Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre të sigurisë, të rrisë efikasitetin dhe llogaridhënien, dhe të përmirësojë më shumë sektorin e sigurisë bazuar në nevojat dhe sfidat në Ballkan.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë shprehet se, “në Shqipëri, këshilltari i Programit të Reformës së Mbrojtjes Globale (GDRP), Tony Medina ka çuar përpara një kuadër të nivelit strategjik për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe trajektoren e karrierës të personelit të Forcave të Armatosura Shqiptare (AAF)”.

Kjo i shtyn përpara kërkesat e Shqipërisë për ndërveprimin ndaj NATO-s në lidhje me strukturën e forcës së saj ushtarake.

Ambasada vlerëson se, për më tepër, puna e Medinës në Shqipëri ndihmon për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aleatët e NATO-s.

Si rezultat i këtij angazhimi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe AAF kanë miratuar një politikë të re për ecjen përpara dhe nëntë politika të tjera janë aktualisht nën shqyrtim nga një komision i posaçëm.

Vendosja e këshilltarit siguron një hapje për të mbledhur grupe pune në nivel ministror për të prezantuar qasjet novatore në menaxhimin e personelit të AAF.

Në një takim të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes theksoi mbështetjen e këshilltarit të GDRP-së në përmirësimin e praktikave të administrimit të burimeve njerëzore të ushtrisë.

Kjo arritje ndihmon për të ndërtuar një bazë të fortë për reformat e ardhshme në sektorin e sigurisë.

Që nga fillimet, në vitin 2018, qasja konsultative dhe e bazuar në partneritet e DPPM-së për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ka filluar të paguajë dividentë.

Mbështetja e Kryeministrit për praktikat e mira në qeverisjen e sektorit të sigurisë përparon sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe interesat e përbashkëta dhe promovon aleancat dhe partneritetet e nevojshme për të patur sukses në mjedisin e sotëm konkurrues gjeopolitik.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.