Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA zgjat kufizimet antiCOVID-19 për udhëtarët e huaj

UASHINGTON, 26 korrik /ATSH-DPA/ – SHBA-ja nuk do t’i heqë kufizimet antiCOVID-19 për udhëtarët e huaj, për shkak të përhapjes së variantit Delta, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të mbajmë kufizimet ekzistuese të udhëtimit për disa arsye”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Varianti më i transmetueshëm Delta po përhapet, si këtu ashtu edhe në botë. Të shtyrë nga varianti Delta, rastet po rriten këtu në shtëpi, veçanërisht midis atyre që nuk janë vaksinuar”, vuri në dukje ajo, duke shtuar se infeksionet pritet që të vazhdojnë të shtohen “në javët në vazhdim”.

Aktualisht, SHBA ka ndaluar hyrjen për shumicën e jorezidentëve nga vendet e Bashkimit Evropian, BM, India, Kina, Brazili, Afrika e Jugut dhe Irani.

Psaki tha se nuk kishte ndonjë kohë konkrete se kur mund të hiqej ndalimi.

Shumë evropianë janë zhgënjyer nga përjashtimi, veçanërisht pasi organi ekzekutiv i BE-së rekomandoi muajin e kaluar që vendet anëtare të heqin kufizimet e hyrjes për qytetarët amerikanë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjonaj në Londër, nënshkruan marrëveshjen për transferimin e të burgosurve
Artikulli tjetërOSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 25 prillit