Ballina Bota

BM – Parisi dhe Londra forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit

LONDËR, 26 korrik /ATSH-AFP / – Franca dhe Britania e Madhe ranë dakord sot të forcojnë bashkëpunimin e tyre kundër terrorizmit në transportin detar të La Manche-it, njoftoi Ministria e Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme britanike në një deklaratë të përbashkët.

Marrëveshja, e arritur gjatë një vizite në Paris nga ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab dhe ai i Mbrojtjes, Ben Wallace, përfshin sigurinë në bordin e anijeve, trageteve, që lundrojnë në kanalin midis dy vendeve.

“Ajo siguron një shkëmbim informacioni mbi “kërcënimet e mundshme të sigurisë” dhe koordinimin e zgjeruar në rast sulmesh ose incidentesh sigurie, me ndërhyrje të mundshme të përbashkëta”, thanë autoritetet britanike.

“Nënshkrimi i sotëm i Traktatit të Sigurisë Detare BM-Francë do të forcojë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur bashkarisht shpejt dhe në mënyrë efikase kërcënimeve terroriste në La Manche”, tha Raab në deklaratë.

Së bashku me homologët e tyre francezë, ata “identifikuan boshtet kryesore të bashkëpunimit dypalësh strategjik” për vitet e ardhshme, nga rajoni Indo-Paqësor deri te kërcënimet kibernetike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVaksinimi masiv antikovid, mbërrijnë edhe 67 860 doza të vaksinës Pfizer
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 27 korrik 2021