Ballina Flash

TOKIO 2020 – FBI jep alarmin për sulme kibernetike

UASHINGTON, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – FBI ka paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike gjatë Lojërave Olimpike të Tokios.

”Në një paralajmërim dërguar profesionistëve që merren me sigurinë e internetit, Byroja Federale e Hetimit thotë se Lojërat Olimpike u sigurojnë disa aktorëve të sponsorizuar nga disa shtete një mundësi të madhe për të krijuar konfuzion, për të kërkuar shpërblime dhe për të çuar përpara objektivat e propagandës së tyre”, sipas CNN dhe Fox News.

”Megjithatë, për momentin, nuk ka një kërcënim konkret, por hakerat mund ta synojnë këtë kërcënim sidomos nëpërmjet medias, hoteleve, mjeteve të transportit dhe biletarive”, shtuan gjigantët amerikanë të informacionit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani shpall të hënën ditë zie, ndërpret vizitën në Japoni
Artikulli tjetërACEA: Boom i shitjes së makinave elektrike