Ballina Flash

ACEA: Boom i shitjes së makinave elektrike

ROMË, 25 korrik /ATSH-ANSA/ – Në tremujorin e dytë të vitit 2021, regjistrimet e makinave me karikim elektrik regjistruan rritje të mëtejshme në Bashkimin Evropian.

Pjesa e tregut e automjeteve elektrike me bateri është dyfishuar, nga 3,5% në tremujorin e dytë të vitit 2020 në 7,5% në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Ndërkohë, hibridet plug-in përbënin 8,4% të të gjitha makinave të reja të shitura.

Kërkesa për makina hibride gjithashtu u rrit ndjeshëm gjatë kësaj periudhe tremujore duke zënë 19,3% të regjistrimeve të makinave në BE.

Kjo u njoftua nga ACEA, Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Makinave, që shpjegon se në të njëjtën kohë pjesa e tregut e karburanteve tradicionale (benzinë ​​dhe naftë), të cilat së bashku përfaqësojnë 62,2% të makinave të reja të shitura, ka rënë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO 2020 – FBI jep alarmin për sulme kibernetike
Artikulli tjetërCOVID-19 – Edhe Sllovakia miraton përdorimin e certifikatës digjitale