Një IPhone ekonomik në vitin 2022

KALIFORNI, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – IPhone SE (2022), i njohur gjithashtu si iPhone SE 3, pritet të zbulohet brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm.

Megjithëse konsiderohet me një profil më të vogël krahasuar me iPhone tradicional, ”Edicioni Special” i radhës do të funksionojë në një procesor Apple A14 Bionic dhe do të ketë mbështetje për lidhjen 5G.

Nëse konfirmohet prania e A14 Bionic, iPhone SE (2022) do të jetë i krahasueshëm me performancën e iPhone 12 aktual dhe iPad Air më të fundit.

”Kjo do ta bënte këtë smartfon si modelin më të lirë iPhone 5G”, thekson analisti Ming-Chi Kuo.

Ky i fundit, muajin e kaluar, kishte raportuar për dëshirën e Apple për ta bërë teknologjinë e lidhjes 5G të disponueshme për një audiencë më të gjerë, gjithashtu duke ndjekur kufijtë e shpenzimeve për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Për sa i përket dizajnit, iPhone SE 3 i ri do të ngjante me ”vëllanë” e tij më të madh tashmë në treg, iPhone 8, me një ekran 4.7 inç./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.