Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Protokolli mbi Irlandën e Veriut nuk rinegociohet

BRUKSEL, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me Britaninë e Madhe, duke përfshirë sugjerimet e bëra, deklaroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Maros Sefçoviç, pas kërkesës së Londrës drejt Bashkimit Evropian për një moratorium mbi zbatimin e dispozitave doganore pas Brexit për Irlandën e Veriut.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje brenda kornizës së Protokollit, në interes të të gjitha komuniteteve në Irlandën e Veriut. Sidoqoftë, ne nuk do të pranojmë një rinegocim të Protokollit”, shtoi Sefçoviç.

“Protokolli mbi Irlandën/Irlandën e Veriut është zgjidhja e përbashkët që BE ka gjetur me kryeministrin Boris Johnson dhe lord David Frost dhe është ratifikuar nga Parlamenti i BM për të adresuar sfidat unike që Brexit ka”, thuhet në shënimin nga Komisioni Evropian.

“Qëllimi i tij është të mbrojë marrëveshjen e së ‘Premtes së Mirë’ në të gjitha pjesët e saj, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Irlandën e Veriut, për të shmangur një kufi të fortë në ishullin e Irlandës”, kujton Brukseli./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInkubatori i produkteve tipike lokale në Përmet, akses në treg për fermerët
Artikulli tjetërNjë IPhone ekonomik në vitin 2022