Ballina Flash

“Nata shkodrane” në Amfiteatrin e Tiranës

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Në ambientet e Amfiteatrit në Tiranë mbrëmjen e djeshme është mbajtur koncerti “Nata shkodrane” e cila ka ardhur për publikun e kryeqytetit si një mbrëmje dhuratë me 20 këngët më të përzgjedhura të repertorit të këngëve qytetare shkodrane më të mira ndër vite.

Koncerti “Nata shkodrane” erdhi nëpërmjet zërave më të mirë dhe më të njohur të këngëtarëve shkodranë.

Organizatori i këtij koncerti, Andi Unaza është shprehur se “perlat e muzikës shkodrane bënë publikun që të shijojë, por edhe të kërcejë nën ritmin e këtyre këngëve. Nuk kishte si ndodhte ndryshe, pasi këto krijime kanë lënë gjurmë ndër vite dhe se jo vetëm publiku shkodran, por i gjithë publiku shqiptar i njeh dhe i pëlqen ato”.

Pjesë e këtij koncerti ishte edhe orkestra e njohur e “Grupit të valleve” të qytetit të Shkodrës që shoqëruan këngëtarët në interpretimet e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë IPhone ekonomik në vitin 2022
Artikulli tjetërCelibashi: Partitë që s’kanë kaluar pragun 1 % në zgjedhje nuk përfitojnë fonde