Celibashi: Partitë që s’kanë kaluar pragun 1 % në zgjedhje nuk përfitojnë fonde

TIRANË 22 korrik /ATSH-I.Vata/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos sot të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhor për  subjektet zgjedhorë pjesëmarrës në zgjedhjet e 15 Prill që nuk kaluan 1 %.

Gjatë mbledhjes, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ vendosi që të mos shpërndajë kompensimin financiar pas zgjedhor për të gjitha subjektet zgjedhorë pjesëmarrës në zgjedhjet e 15 Prill që nuk kaluan 1 %.

Celibashi, tha se partitë politike që janë regjistruar si subjekte zgjedhore kanë përfituar fonde paradhënie për zgjedhjet e 25 prillit, janë 10 parti politike.

“Një parti që të kompensohet duhet të ketë kaluar 1 %. Nga partitë që nuk kanë përfituar fonde janë tri: Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pjesë e PD-AN, kërkuan kompensim të fondeve pas zgjedhjeve, por nuk kanë kapur pragun 1 % të votave. Këto tri parti që të kompensohen duhet të kalonin 1 %. Kanë marrë 15781 vota dhe nuk përfitojnë. Nuk kalojnë 1 % dhe nuk përfitojnë kompensim të fondeve”, – tha Celibashi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.