Ballina Flash

OBSH thirrje Kinës për më shumë bashkëpunim në hetimin për origjinën e COVID-19

GJENEVË, 16 korrik /ATSH-AA/ – OBSH i bëri thirrje Kinës për më shumë bashkëpunim në fazën e dytë të hetimit në lidhje me origjinën e COVID-19.

Sipas lajmit të BBC, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë i bëri thirrje Kinës për më shumë qasje dhe transparencë.

“Është e nevojshme një qasje te të dhënat para dhe pas pandemisë së COVID-19 dhe Kina nuk ka ndarë të dhënat me ekipin hulumtues në fazën e hetimit të parë”, tha Ghebreyesus.

Komiteti i OBSH-së për Situatat Emergjente ka paralajmëruar se pandemia nuk është duke përfunduar dhe se pritet që në botë të përhapen variante të reja dhe të rrezikshme.

Faza e parë e hetimit të kryer për origjinën e pandemisë përfundoi në muajin shkurt./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Hungaria vendos për aplikimin e dozës përforcuese të vaksinës
Artikulli tjetërMSHMS: Asnjë humbje jete, 18 raste të reja me COVID-19