Ballina Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Isa Jata

TIRANË 15 korrik /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Isa Jatan, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit prokurorin Jata.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata pasi rezultoi i pastër në tre kriteret e Vetingut.

Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të Vetingut më 13 korrik për tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional, ku rezultoi se i përmbushte sipas ligjit.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994.

Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – GJED: Sistemi gjyqësor i Polonisë kundër ligjeve të BE
Artikulli tjetërGjonaj: Risi absolute e reformës në burgje, masat për neutralizimin e të burgosurve