Ballina Bota

FOKUS – GJED: Sistemi gjyqësor i Polonisë kundër ligjeve të BE

BRUKSEL, 15 korrik /ATSH-PAP/ – Regjimi i ri disiplinor i Polonisë për gjyqtarët nuk është në përputhje me ligjin e BE, deklaroi Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU).

Në vendimin e saj, gjykata evropiane mbështeti të gjitha pretendimet e bëra nga Komisioni Evropian (KE) dhe vendosi që Polonia nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit të BE.

Në tetor 2019, Komisioni Evropian vendosi ta dërgojë Poloninë përpara CJEU.

KE argumentoi se Dhoma Disiplinore e Gjykatës së Lartë Polake, e krijuar në 2017 nga koalicioni qeverisës për të marrë masa disiplinore kundër gjyqtarëve, shkeli pavarësinë e gjyqësorit pasi mund të kishte një “efekt kërcënues” mbi gjyqtarët, dhe për këtë arsye kundër ligjit të BE-së.

Gjykata e Luksemburgut deklaroi se dhoma e re disiplinore polake “nuk ofron të gjitha garancitë e paanësisë dhe pavarësisë” dhe se ”mbi të gjitha, ajo nuk është e mbrojtur nga ndikimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv polak”.

Krijimi i dhomës disiplinore ishte pjesë e një rishikimi më të gjerë të sistemit gjyqësor polak, shumë prej të cilave u sfidua nga BE sepse i bëri gjykatat të prekshme nga presioni politik./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjebrea drejton misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Bullgari
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë prokurorin Isa Jata