TIRANË 15 korrik /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Isa Jatan, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit prokurorin Jata.
Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata pasi rezultoi i pastër në tre kriteret e Vetingut.
Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të Vetingut më 13 korrik për tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional, ku rezultoi se i përmbushte sipas ligjit.
Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994.
Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
/r.e/
