Ballina Ekonomi

Kakavijë/ Sekuestrohen 94 mijë paund të padeklaruara

 

TIRANË, 13 korrik/ATSH/- Strukturat doganore në bashkëpunim me shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë, sekuestruan mbi 94 mijë paund, ndërsa drejtuesi i mjetit u procedua penalisht për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shuma e parave u gjet gjatë një kontrolli në automjetin tip furgon me drejtues shtetasin N. T., 49 vjeç, banues në Dimal.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bashkëpunim strukturat doganore, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në një vend të përshtatur në automjet gjetën të fshehura 86810 paund, ndërsa në një çantë dore gjetën dhe 7400 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material”, bën të ditur DPD.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Macron zotohet në vazhdimin e reformave para skadimit të mandatit
Artikulli tjetërHapet pika doganore e Tre Urave