Ballina Flash

EURO 2020 – Itali–Spanjë ngjarja e 35-të më e shikuar televizive në histori

ROMË, 8 korrik /ATSH-MIA/ – Ndeshja gjysmëfinale në kuadër të EURO 2020 mes Italisë dhe Spanjës është ngjarja e 35-të më e shikuar televizive e të gjitha kohërave në Itali.

Ndeshja, ku italianët siguruan finalen me penallti (4-2), e kanë shikuar 19 milionë e 822 mijë tifozë italianë të futbollit.

Ngjarjen në kanalin RAI 1 e ndoqën 17 414 000 shikues, ndërsa 2 408 000 persona e kanë ndjekur ndeshjen përmes Skaj Sport 1.

Në mesin e 50 ngjarjeve më të shikuara televizive në historinë italiane, të gjitha janë ndeshje futbolli, ndërsa në 46 prej tyre ka luajtur përfaqësuesja kombëtare.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Turqi, forcim i urave të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë
Artikulli tjetërProkurori Besim Hajdarmataj kërkon kohë/ KPA vendos seancën më 13 korrik