TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti sot në takim delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë, ku diskutuan për disa çështje të rëndësishme të sektorit spitalor dhe farmaceutik mes dy vendeve.
Gjatë takimit, ministrja Manastirliu tha se të dy vendet po forcojnë urat e bashkëpunimit për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimet reciproke në fushën e shëndetësisë.
“Diskutuam mbi disa çështje të rëndësishme të sektorit spitalor dhe farmaceutik, të cilat do të çohen përpara me grupe pune të përbashkëta si rritja e kapaciteteve të Spitalit Memorial Fier, binjakëzimi i Agjencive të Barnave të dy vendeve tona dhe eksperienca me modelet e autonomisë spitalore”, – tha Manastirliu.
/k.s/j.p/r.e/






















