Ballina Ekonomi

Grevë e përgjithshme e ofruesve të shërbimit të transportit ajror në Itali/ Fluturimet që anulohen

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar bën të ditur se për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror në Itali ditën e nesërme do të anulohen disa fluturime.

Sipas AAC-së fluturimet me Air Albania ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 dhe ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 do të anulohen.

Po ashtu anulohen edhe fluturimet me Alitalia AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 dhe AZ585 TIRANE 11:25 – ROME 12:50

AAC u kërkon pasagjerëve të komunikojnë në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbërrijnë sot në Shqipëri mbi 16 mijë doza vaksina Pfizer
Artikulli tjetërFB dhe ”Gucci” së bashku në luftën ligjore kundër produkteve të rreme