BERLIN, 5 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, theksuan rëndësinë e vaksinimeve përballë varianteve të COVID-19.
Pjesëmarrësit në një takim të mbyllur të Bashkimit Demokristian (CDU), i fundit i partisë para pushimeve të verës, thanë se Merkel ka mbështetur vendimin për arritjen e një shkalle vaksinimi prej 80 %.
“Fëmijët e pavaksinuar do të jenë të prekshëm në vjeshtë”, tha ajo.
Sipas të dhënave nga organi zyrtar i kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch (RKI), deri të dielën 56,5 % e popullsisë kishte marrë të paktën një dozë vaksine, me 38,9 % të vaksinuar plotësisht.
Autoritetet gjermane theksojnë se vaksinimi i plotë ofron mbrojtje të mirë kundër shtrimit në spital për shkak të COVID-19./ /ervo/























