ATHINË, 5 korrik /ATSH-ANA/ – Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian ishte dhe mbetet zgjedhja strategjike e Greqisë, tha sot kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimi në internet të Samitit për Ballkanin Perëndimor.
“Greqia është e përgatitur të bashkëpunojë në shtrirjen e nismës së Korridoreve të Gjelbra të BE-së, korridoret e transportit të mallrave në distanca të gjata, për të zvogëluar ndikimin mjedisor midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, duke siguruar lehtësinë e kalimit në kufijtë e saj me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mitsotakis.
Gjatë samitit, liderët pjesëmarrës shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe bashkëpunimin në rajon, si edhe në lidhje me suksesin e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij./ /ervo/























