Ballina Ekonomi

9% e shpenzimeve buxhetore për adresimin e objektivave gjinore

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka përfshirë në ligjin organik të buxhetit edhe buxhetimin gjinor.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se 9 % e shpenzimeve buxhetore, deri në vitin 2023 parashikohet të dedikohen për adresimin e objektivave gjinorë.

Qëllimi ynë është të sigurojmë për gratë dhe vajzat, përmes politikave, mbështetje të vazhdueshme financiare.

Qeveria shqiptare aktualisht është në një fazë të avancuar të finalizimit të një marrëveshjeje me Bankën Botërore dhe Agjencinë Franceze të Zhvillimit për dhënien e një kredie për politikat e mbështetjes së barazisë gjinore me qëllim përmirësimin e aksesit e grave në asete, rritjen e mundësive të grave në tregun e punës dhe forcimin e masave institucionale për politikat e informimit gjinor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohen tunelet nëntokësore të gladiatorëve
Artikulli tjetërZgjerohet ndjeshëm gama e dronëve