Ballina Flash

Restaurohen tunelet nëntokësore të gladiatorëve

ROMË, 5 korrik /ATSH-ANSA/ – Tunelet nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët e egra  qëndronin para se të nxirreshin në dyluftime në arenën e Koloseumit në Romë, tashmë janë të aksesueshme si kurrë më parë, falë një restaurimi të financuar nga gjiganti i këpucëve ”Tod’s”.

“Ka qenë një punë shumë komplekse”, tha mbikëqyrësja e parkut arkeologjik Alfonsina Russo duke folur për restaurimin.

Në këtë restaurim morën pjesë mbi 80 specialistë, përfshirë arkitektë, restaurues, gjeologë, fizikanë, topografë, inxhinierët dhe punëtorë.

“Kjo pamje e re befasuese e hipogjeumit është dëshmi e gjithë asaj që është zhvilluar nën arenën e madhe të Amfiteatrit nga përurimi i saj në vitin 80 pas Krishtit deri në spektaklin e fundit, në vitin 523 Pas Krishtit, është një monument brenda monumentit, tani i vizitueshëm në një pasarelë gjarpëronjëse prej 160 metrash./

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Papa Françesku kryen me sukses një operacion
Artikulli tjetër9% e shpenzimeve buxhetore për adresimin e objektivave gjinore