Ballina Flash

FUTBOLL – Skadon kontrata e Mesit me Barcelonën

BARCELONË, 1 korrik /ATSH-AA/ – Kontrata e superyllit të Barcelonës, Lionel Messi, në gjigantin spanjoll të futbollit skadoi të mërkurën në mesnatë, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e tij në klub.

Sipas faqes gjermane të të dhënave të futbollit ”Transfermarkt”, që nga e enjtja 34-vjeçari Messi, aktualisht është pa klub.

Në maj, presidenti i Barcelonës Joan Laporta konfirmoi se bisedimet për një marrëveshje të re me kapitenin e ekipit Messi po shkonin mirë, por nuk kishin përfunduar ende.

Ai tani është i lirë të zhvillojë bisedime me klube të tjera si Paris Saint-Germain dhe Manchester City, të dyja këto që thuhet se i janë afruar.

Messi ka shënuar 672 gola për Barcelonën në 778 ndeshje që nga viti 2005, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit spanjoll dhe lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Barcelonës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi – Vuçiç: Rritje e bashkëpunimit dhe ofertave të përbashkëta turistike mes vendeve të rajonit
Artikulli tjetërZvicra mbështetje të re për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor