Ballina Flash

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë organizojnë për herë të parë në kryeqytet TIRANATHLON

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri organizojnë më 20 qershor për herë të parë në kryeqytet TIRANATHLON, një aktivitet të rëndësishëm të trigarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standardet ndërkombëtare.

Ky aktivitet  do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen dy ditë më përpara, më 18 qershor.

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është një park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

TIRANATHLON përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tek i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në TIRANATHLON.

Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht nga Shqipëria dhe Greqia.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFinalizohet operacioni policor “Parku”/ 12 persona në pranga, 6 në kërkim
Artikulli tjetër29 qendra të reja shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil/ Në pritje të sezonit turistik të lehtësuar nga hija e Armikut të Padukshëm