ZVICËR – Gjeneva ”blindohet” për samitin Biden-Putin

GJENEVË, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – Zona të mbyllura, trafik i ndërprerë dhe imponim  masash sigurie.

Gjeneva po ”blindohet” për të mirëpritur samitin e parë midis presidentëve të SHBA, Joe Biden dhe të Rusisë, Vladimir Putin.

Parku i vilës ”La Grange”, një rezidencë e shkëlqyer e shekullit XVIII, pranë liqenit të Gjenevës dhe që do të organizojë takimin, është u kthye në një kamp, me kilometra tela me gjemba, ushtarë dhe oficerë në patrullë.

Megjithëse Gjeneva, shtëpi e organizatave të shumta ndërkombëtare, është mësuar të mirëpresë kryetarët e shteteve dhe takime diplomatike të nivelit të lartë, ky samit përfaqëson një sfidë të madhe logjistike dhe sigurie.

Për samitin, janë mobilizuar rreth 2 000 oficerë policie nga Gjeneva dhe 900 agjentë nga pjesë të tjera të Zvicrës.

Ushtria është gjithashtu prezente me 1 000 trupa dhe forcat ajrore mbrojnë hapësirën e takimit, e reduktuar përkohësisht nga 15 deri më 17 qershor me një rreze prej 50 kilometrash.

Prej disa ditësh, qytetarët e Gjenevës kanë jetuar me zhurmën e helikopterëve që fluturojnë rregullisht mbi qytet.

Për më tepër, kufizime të shumta zbatohen për banorët, veçanërisht në zonat e kuqe përreth vendit të samitit, në dy hotele që presin dy delegacionet, në aeroport dhe në misionet diplomatike.

Policia e Gjenevës këshilloi popullsinë të kufizonte udhëtimit dhe të punonte nga shtëpia.

Veçanërisht të prekura janë zona e samitit, lagjja ”Eaux-Vives” dhe rrethinat e liqenit.

Një perimetër i gjerë është e mbyllur për qarkullim nga ora 04:00 deri në mesnatë.

Gjithashtu zona përreth hotelit ”Intercontinental”, i cili pret delegacionin amerikan, i nënshtrohet kontrolleve dhe kufizimeve.

”Samiti midis presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin është vendosur në një nivel të lartë kërcënimi”, sipas Stéphane Theimer, nëndrejtori i Fedpol, zyra federale e policisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.