Janar-maj 2021/ 380 mijë tonë mallra me tragete nga/drejt Durrësit

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Më shumë se 380 mijë tonë mallra të ndryshme, janë transportuar me tragete nga/drejt portit të Durrësit, gjatë periudhës janar-maj të këtij viti.

Sipas Autoritetit Portual Durrës, shifra është 26 % më e lartë se sa ajo e 5-mujorit të vitit 2020, kur tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim transportuan vetëm 303 mijë tonë mallra.

Tragetet nga Durrësi kanë kryer 362 lundrime në këto 5 muaj, ndërsa e gjithë sasia e mallrave ka qenë e ngarkuar në në 32,957 kamionë dhe trajlerë, të gjitha shifra më të larta sesa një vit më parë.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.