Dy punonjësit e OST-së gjetën vdekjen në detyrë/ Arrestohen drejtori dhe inxhinieri

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në Policinë e Fierit arrestuan sot në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Pplicia arrestoi shtetasin A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier dhe shtetasin E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.