Vdes aktorja e njohur amerikane Lisa Banes

NJU JORK, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Aktorja amerikane, Lisa Banes, e njohur veçanërisht për rolin e saj në filmin “Gone Girl” vdiq 10 ditë pasi ishte përplasur nga një automjet në Manhatan, theksoi sot një zëdhënës i policisë nju jorkeze.

Lisa Banes, 65 vjeçe, u njoftua se kishte humbur jetën në spital, pas aksidentit të ndodhur më 4 qershor, në afërsi të qendrës kulturore Lincoln Center.

Ajo pësoi një traumë në kokë pasi përplasjes nga një automjet.

“Ne jemi me zemër të thyer nga vdekja tragjike dhe e pakuptimtë e Lisas. Ajo ishte një grua me zgjuarsi, mirësi dhe bujari dhe e përkushtuar ndaj punës së saj, qoftë në skenë, para kamerave, dhe më shumë me familjen dhe miqtë e saj”, theksoi agjenti, David Williams, cituar nga NBC./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.