EURO 2020 – Portugalia fiton kundër Hungarisë 3-0

BUDAPEST, 15 qershor /ATSH/ – Portugalia arrit të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Hungarisë, në ndeshjen e zhvilluar në “Pushkash Arena”, pas golit të minutës së 84-t të shënuar nga Guerriero dhe dy golave të tjerë nga Ronaldo, i pari me penallti, në minutën e 87-të dhe i dyti në kohën shtesë (90+2), sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë u mbyll pa gola.

Ndeshja, e gjykuar nga turku Cakir, ishte e vlefshme për Grupin F.

Po për këtë grup do të luhet sonte edhe ndeshja Francë-Gjermani, e konsideruar si një finale e parakohshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.