MOSKË, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Nuk ka gjasa të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete në samitin e ardhshëm Rusi-SHBA në Gjenevë deklaroi Juri Ushakov, këshilltari i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Unë nuk jam i sigurt nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje, do ta shohim, nuk e di. Unë e shoh takimin me optimizëm, por jo me një optimizëm të shkëlqyer”, shtoi ai.
Ushakov vuri në dukje se “amerikanët kanë tendencë të injorojnë marrëveshjet e arritura nën administratën e mëparshme, sidomos nëse kjo administratë dominohej nga një tjetër parti politike”.
“Gjëja më e rëndësishme dhe që nuk ishte e lehtë, ishte axhenda e samitit, ne kemi madje diskutuar paraprakisht renditjen e çështjeve për të cilat udhëheqësit do të përqendrohen”, shtoi ai. /os/












