Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Harxhi pas votimit: Procesi ka parregullsi

 

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Kandidatja në garë për drejtimin e Partisë Demokratike, Edith Harxhi votoi sot në qendrën e votimit të ngritur në njësinë administrative nr.5, në Tiranë.

Pas votimit, Harxhi tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD-në, por për të gjithë Shqipërinë, pasi PD është një aset, një pasuri kombëtare, kështu që, shtoi ajo, ju përket gjithë shqiptarëve.

Harxhi theksoi se ne sot votojmë për ndryshimin, votojmë për një reformim të plotë të PD-së, ringritjen e saj mbi vlerat e vitit 1990.

“PD është një aset dhe pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë shqiptarëve. Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje të saj mbi vlerat e 1990. Mendoj që do të fitoj dhe demokratët do të fitojnë në radhë të parë sot. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimi”, tha ajo.

Harxhi komentoi edhe procesin.

“Ka pasur probleme, procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar në shumë degë të PD-së. Unë do të bëja një thirrje për Bashën dhe kryesinë e PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin: nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për ne. Demokratët janë penguar të votojnë, vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD. Këta njerëz janë thirrur të votojnë më 25 prill të votojnë PD sot ndalohen të mos votojnë në partinë e tyre. Kjo nuk është normale. Ndryshimi ynë do të jetë i tillë, i cili do të sjellë votoën e lirë e të hapur për të gjithë demokratët e shqiptarët”, u hspreh ajo.

Harxhi theksoi se edhe nëse nuk do të jetë në krye të PD-së pas këtyre zgjedhjeve do të vijojë të jetë aktive në PD.

“Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitoj, unë do të vazhdojë të kërkoj reformim të thellë e të plotë, por jam e sigurt që do të fitoj”, tha Harxhi.

Gjithashtu Harxhi, i ka denoncuar disa problematika që po ndodhin në zgjedhjet e sotme.

Njoftimi i plotë për shtyp:

Gjatë monitorimit të procesit të zgjedhjeve për kryetar të PDSH-së, deri tani konstatoj se janë kryer parregullsi të ndryshme, si në vijim:

1.Me mijëra anëtarë të PDSH-së që kanë qenë aktivë në zgjedhjet e 25 prillit, janë hequr nga listat e votuesve pa asnjë arsye, përfshirë disa ish kryetarë degësh dhe kandidatë për kryetar gjatë procesit të fundit.

  1. Jane lejuan të votojnë masivisht individë që nuk kanë emrin në lista dhe nuk disponojnë kartë anëtarësie, por janë identifikuar veçse me kartë identiteti, në kundërshtim të hapur me udhëzimet e miratuara nga komisioni zgjedhor.
  2. Jane disa raste të raportuar nga mediat që dëshmojë fotografim dhe publikim të votës nga votuesit. Kjo përbën shkelje të rëndë dhe bie ndesh me udhëzimet e dhëna nga PDSH.
  3. Raportohen se në degët Kavajë dhe Burrel ka pasur raste të votimit familjar.
  4. Disa kryetarë të degëve të PDSH dhe deputetë po nxisin votuesit të votojnë kandidatin Basha.
  5. Janë përjashtuar disa vëzhgues të kandidatëve për të ushtruar detyrën e tyre.

Të gjitha këto shkelje, të cilat do të bëhen publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, dëshmojnë për një proces të deformuar zgjedhor, gjë që minon besimin e demokratëve dhe opinionit publik tek udhëheqja e PD të Shqipërisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.